Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burg të përjetshëm për “kasapin e Ballkanit”, Mlladiç shpërthen në të shara!

Burg të përjetshëm për “kasapin e Ballkanit”, Mlladiç shpërthen në të shara!
November 22
18:52 2017

 

Pasdite e sotme, Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi ka dhënë masën e sigurisë për ish-gjeneralin serb, Ratko Mlladiç.

Ai është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit në Bosnjë-Herzegovinë dhe është dënuar me burg të përjetshëm.

Dënimi është dhënë pa prezencën e ish-gjeneralit, pasi policia është detyruar ta nxjerrë jashtë sallës për shkak të të bërtiturave dhe të sharave që Mlladiç bëri kundrejt trupës gjyqësore.

Ndaj këtij dënimi kanë reaguar edhe ish-kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilët kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare. /Blitz.al/

Shperndaje