Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burg të përjetshëm Gazmir Dacit, vrau Valmir Kolaverin

Burg të përjetshëm Gazmir Dacit, vrau Valmir Kolaverin
November 24
15:26 2016

Nga Anduena Llabani

29-vjeçari Gazmir Daci do t`i kalojë 35 vite të jetës së tij në qelitë e burgut. I akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në Bathore më 4 nëntor të vitit 2015, tashmë është marrë vendimi për burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, gjykata dënoi me 4 vjet heqje lirie të atin e tij, Xhelal Dacin.
Gazmir Daci akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij, Robert Kolaverit. Babai i vrasësit është dënuar për fshehjen e armës së krimit.
Pasi kanë pranuar krimin, atë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tyre ulet nga burgim i përjetshëm në 35 vjet heqje lirie për Gazmirin dhe nga 6 në 4 vjet për të atin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje