Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burg për ish-zëdhënësen e Gjykatës së Hagës

Burg për ish-zëdhënësen e Gjykatës së Hagës
March 24
14:01 2016

Ish-zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Florence Hartmann, është arrestuar sot përpara shpalljes së vendimit të gjykatës për ish-udhëheqësin e pjesës serbe të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Përpara pak kohësh, ajo kishte botuar një libër, i cili ka pasur në përmbajtje të tij edhe materiale të besueshme e që i përkasin vetëm institucioneve të gjykatave ndërkombëtare. Këto materiale kanë pasur të bëjnë me gjykimin e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili ka qenë në gjykim e sipër për krime lufte kundrejt popujve në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Zyrtarët e Gjykatës Ndërkombëtare nuk e kanë komentuar ende arrestimin e Florence Hartmann.

 

Komento
Shperndaje