Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bulqizë-Vodhën me thyerje kasafortën e Teqesë, arrestohen autorët

Bulqizë-Vodhën me thyerje kasafortën e Teqesë, arrestohen autorët
October 26
23:31 2016

Nga Anduena Llabani
Pas arrestimit janë sekuestruar kasaforta dhe mjetet e përdorura për të realizuar vjedhjen.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Mevlan Limani, 27 vjeç, lindur në fshatin Crruj të rrethit Mat,

Man Doma, 59 vjeç, lindur në fshatin Plesh të rrethit Mat.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë-Martanesh.

Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vepën penale “ Vjedhje” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2, i Kodit Penal./Blitz.al/

image

Komento
Shperndaje