Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bulqizë, tentoi të rrëmbejë 16-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

Bulqizë, tentoi të rrëmbejë 16-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
July 28
08:34 2017

Një 42-vjeçar nga Bulqiza ka tentuar të rrëmbejë një të mitur në këtë qytet.

Policia e qytetit verior bëri me dije se shtetasi Zafir. Gj ka tentuar të rrëmbejë të miturën me iniciale D.N me qëllimin për për ta futur në automjetin e tij e për t’u larguar me të.

“Isha duke ecur në rrugë. Mu qep nga pas dhe filloi të më ngacmonte. U përpoqa të ikja por ai më kapi nga krahu dhe donte të më fuste me forcë në makinë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.

Menjëherë pas kallëzimit nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.

Paraprakisht policia nuk ka dhënë detaje të tjera për raportin mes dy personave, por pritet që në vijim të ketë info më tepër. /Blitz.al/

Share