Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bulqizë, godet në gjumë 6 herë me thikë bashkëshortin. Arrestohet 36-vjeçarja

Bulqizë, godet në gjumë 6 herë me thikë bashkëshortin. Arrestohet 36-vjeçarja
July 28
09:35 2016

Në orët e para të mëngjesit në Bulqizë është arrestuar një 36-vjeçare pasi ka tentuar të vrasë me thikë bashkëshortin. Dyshohet se shtetasja Rudina Basha ka goditur 6 herë me thikë  të shoqin, Besnik Basha 45-vjeç gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në gjumë.

I lënduari është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal Peshkopi ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë , si arma e dyshuar e krimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të tentativës së “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje