Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bullizmi për pamjen e jashtme

Bullizmi për pamjen e jashtme
November 28
15:25 2016

“Kur isha 10 vjeç, dikush më erdhi afër dhe më tha se nëse do të dukej si unë do të vriste veten”. Me këto fjalë rrëfen një 12-vjeçar britanik, Marcus, eksperiencën e tij jetësore për shkak të pamjes së jashtme që prej lindjes.

“Diskriminimi për pamjen e jashtme të njerëzve mund të jetë më i keq se racizmi apo homofobia”, – thotë një aktivist për të drejtat e njeriut për BBC në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu në Angli ka nisur një program për sensibilizimin e të rinjve për të mos paragjykuar e diskriminuar shokët nga pamja e tyre e jashtme, në mënyrë që secili të ndihet i barabartë në komunitet.

Kujtojmë që edhe në Shqipëri diskriminimi ndër të rinjtë është një fenomen tejet i përhapur. Shpesh kemi dëgjuar raste të bullizmit në shkolla për pamjen e jashtme, varfërinë, ngjyrën, prejardhjen nga fshati etj.

Shpesh situata të tilla i kanë shtyrë këta të rinj në akte vetëflijimi ose mbylljeje në vetvete, pasi në vendin tonë mungojnë autoritetet e specializuara për t’i bërë ata të prevalojnë mbi këto paragjykime e të tregojnë kush janë në të vërtetë, me të mirat e të këqijat e tyre.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje