Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bulevardi i Ri i Tiranës, IKMT do të shpërthejë objektin 3 metra të lartë

Bulevardi i Ri i Tiranës, IKMT do të shpërthejë objektin 3 metra të lartë
August 23
15:30 2016

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë të ditur se do të kryhet shpërthimi i një objekti, me qëllim mundësimin e fillimit të punimeve për Bulevardin e Ri të Tiranës. Bëhet fjalë për një objekt që ndodhet poshtë Stacionit të Trenit, i përbërë nga tri kulla me lartësi rreth 30 metra.

Specialistët e IKMT-së në bashkëpunim me xhenierë nga Ministria e Mbrojtjes po kryejnë procedurat e fundit përpara shpërthimit që mendohet të kryhet të enjten. Mësohet se në trupin e objektit do të hapen 120 vrima ku do të vendosen 10 kg lëndë shpërthyese C4. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje