Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Bukuroshi” Ronaldo, busti i tij i shëmtuar dhe e dashura “zjarr”

“Bukuroshi” Ronaldo, busti i tij i shëmtuar dhe e dashura “zjarr”
March 29
17:22 2017

Aeroporti i qytetit të Madeiras, ku ka lindur një prej futbollistëve më të mirë në botë, do të marrë pikërisht emrin e tij.

Cristiano Ronaldo ka prerë shiritin e aeroportit të tij të ri si dhe u është përgjigjur kritikëve të tij se nuk është hipokrit.

Por në këtë ngjarje, ajo që ka fituar më tepër vëmendjen e medias ka qenë busti i Ronaldos, i cili është cilësuar si një shëmti e vërtetë, pasi nuk ka asnjë ngjashmëri me profilin e lojtarit.

Përpos kësaj, jo të gjithë kanë qenë dakord që aeroporti të marrë emrin e tij.

Ronaldo ka qenë i shoqëruar nga mamaja Maria Aveiro, e dashura Georgina Rodriguez dhe djali Cristiano Jr.

“Ju falënderoj që keni ardhur! Të shoh këtë aeroport të marrë emrin tim është diçka tepër e veçantë, të gjithë e dinë se unë jam krenar për vendin tim dhe sidomos qytetin ku kam lindur. Falënderoj presidentin e rrethit i cili kishte kurajën për ta bërë këtë punë. Miku im, unë kurrë nuk ta kam kërkuar këtë, por nuk jam hipokrit, jam i lumtur dhe i nderuar! E di që disa njerëz nuk janë dakord. Do të mundohem të nderoj Portugalinë dhe sidomos Madeiran me një shpirt sakrifice, dinjiteti dhe pasion”,- tha Ronaldo.

Më parë gjatë mbrëmjes, Ronaldo u ndoq nga e dashura Rodriguez në ndeshjen që humbën përballë Suedisë me rezultatin 2-3.

Rodriguez kishte veshur një xhaketë të bardhë, xhinse dhe çantë të “Ives Saint Laurent”.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje