Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buffon: Interi është më në formë se Reali dhe Barcelona

Buffon: Interi është më në formë se Reali dhe Barcelona
January 30
10:39 2017

Portieri i Juventusit, Gianluigi  Buffon, ka paralajmëruar ekipin e tij në prag të përballjes së fundjavës së ardhshme me skuadrën e Interit.

Zikaltrit kanë fituar 9 ndeshje radhazi në kupë dhe kampionat dhe sipas Buffon për momentin janë më në formë se Real Madrid dhe Barcelona.

Pavarësisht ecurisë tepër pozitive të skuadrës së Piolit, sërish ata mbeten 9 pikë larg kryesuesve të Juventus.

Përpara takimit me Juventus, Inter do të luajë në çerekfinale të Kupës së Italisë me Lacion, por megjithatë Buffon paralajmëron shokët e ekipit të tregohen të kujdesshëm, pasi janë mundur 1 herë në këtë kampionat në “San Siro” me rezultatin 2-1.

“Do të jetë e vështirë. Ne i respektojmë ata. Janë të fortë dhe e vërtetuan edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni”,- tha Buffon.

Juventus është në kërkim të Scudettos së gjashtë radhazi këtë vit dhe për momentin Roma është rivali më i afërt, edhe pse ekipi i Spalleti-t humbi dje me Sampdorian dhe tashmë është 4 pikë larg, me një ndeshje më pak për t’u zhvilluar nga bardhezinjtë.

Edhe Napoli e Milan po vuajnë për momentin, pasi napoletanët barazuan me Palermon e Milani po kalon një formë të keqe pasi pësoi humbjen e radhës me Udinesen.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje