Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buffon: “Duam të shmangim Leicester City-n”

Buffon: “Duam të shmangim Leicester City-n”
March 15
14:07 2017

Legjenda e Juventusit, portieri Gianluigi Buffon, ka thënë se do të donte ta shmangte skuadrën e Leicester City-t nga përballja në çerekfinale të kompeticionit Champions League.

“Nuk preferoj të luajmë me ta, sepse janë të rrezikshëm dhe skuadër që luan me pasion. Mund t’u shkaktojnë probleme kundërshtarëve që ndërmarrin të parët iniciativën për sulm. Nuk kanë gjë për të humbur dhe e shijojnë ndeshjen”,- tha Buffon.

Kampionët në fuqi të Premier League-s thyen të gjitha parashikimet dhe arritën të mposhtin spanjollët e Sevilla-s mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0, duke i mposhtur në total me rezultatin 3-2 pas  humbjes në Spanjë 2-1.

Dhelprat e Leicester po i surprizojnë sërish të gjithë pas një fillimsezoni tërësisht të dështuar, por tashmë që prej shkarkimit të Ranierit kanë marrë disa fitore, përfshirë edhe kualifikimin në çerekfinale të Champions.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje