Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruksel, sulmohen me thikë 2 policë. Dyshohet për akt terrorist

Bruksel, sulmohen me thikë 2 policë. Dyshohet për akt terrorist
October 05
16:44 2016

Dy policë janë sulmuar nga një person i armatosur me thikë në zonën Schaerbbeek në Bruksel.

Agresori është arrestuar ndërkohë që çështja i ka kaluar Prokurorisë Federale sepse, sipas asaj që raportojnë mediat belge, dyshohet për një sulm terrorist.

Bazuar në informacionet e para, personi i dyshuar ka reaguar ndaj një kontrolli normal, duke goditur me thikë dy policët, njërin në qafë ndërsa tjetrin në stomak. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në tentativën për t’u arratisur agresori është ndeshur me një patrullë, duke i thyer hundën një tjetër polici. Më pas është plagosur në këmbë nga agjentët. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje