Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruksel, dy të arrestuar të tjerë për terrorizëm

Bruksel, dy të arrestuar të tjerë për terrorizëm
April 12
12:11 2016

Prokurorët federalë belge kanë njoftuar këtë të martë arrestimin e dy personave të tjerë të akuzuar për terrorizëm. Janë vënë në prangat e policisë Smail F. i lindur në vitin 1984 dhe Ibrahim F. i lindur në 1988-n. Arrestimi i tyre u krye më 22 mars, sipas raportimit të sotëm të prokurorëve.

Dy të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në veprimtaritë e grupit terrorist, në sulme terroriste, si autorë ose bashkëpunëtorë. Dyshohet se dy terroristët e vënë në prangat e policisë kanë lidhje me celulën terroriste me bazë në Bruksel.

Gjatë një operacioni masiv të ndërmarrë  të shtunën, u krye bastisja e banesës me qira të dy terroristëve në Etterbeek të Brukselit.

Në deklaratën e së martës, prokurorët bënë me dije se hetimi është duke vazhduar në mënyrë aktive.

Komento
Etiketimet
Shperndaje