Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruksel: Batuta dhe “ironi” mes kryeministrit Rama dhe përkthyeses në konferencë

Bruksel: Batuta dhe “ironi” mes kryeministrit Rama dhe përkthyeses në konferencë
September 08
12:39 2016

Është mbajtur sot një konferencë në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE, ku të ftuar kanë qenë kryeministri Edi Rama, zv/presidentja e BE-së Federica Mogherini dhe komisionari për Zgjerim, Johanes Hahn.

Ndërkohë që kryeministri Rama e nisi fjalën e tij në shqip, përkthyesja e ka ndërprerë dhe i ka kërkuar të flasë në gjuhën angleze. Duke buzëqeshur e me doza humori, Rama i është kthyer: “Më thanë që mund të flisja shqip, por kjo tregon se nuk jeni ende gati të na pranoni…”.

Pas të qeshurave në konferencë, ai ka vazhduar fjalën e tij në gjuhën angleze, duke theksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë të jetë pjesë e BE-së. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje