Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bruksel: 50 punonjës të aeroportit, të infiltruar të ISIS-it

Bruksel: 50 punonjës të aeroportit, të infiltruar të ISIS-it
March 31
12:39 2016

Shpërthimet e bujshme terroriste të 22 marsit në Bruksel kanë vënë në lëvizje të gjithë policinë dhe investiguesit për të zbardhur plotësisht të vërtetën.

Policia e aeroportit ku ndodhi shpërthimi ka dërguar në një letër për autoritetet belge një listë prej 50 punonjësish të dyshimtë të aeroportit, që mund të kenë lidhje me ISIS-in.

Policia në aeroport është ankuar disa herë për mungesën e sigurisë, por kërkesat e tyre nuk janë marrë shumë seriozisht nga autoritetet përkatëse. Në listën e dyshuar të personelit të infiltruar vihet re se këta të fundit kanë kryer udhëtime në Siri, si dhe kanë funksione kryesisht në menaxhimin e bagazheve dhe pastrimin e aeroportit.

 

Etiketimet
Shperndaje