Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britania nënshkruan urdhërin e ekstradimit në Amerikë të themeluesit të WikiLeaks

Britania nënshkruan urdhërin e ekstradimit në Amerikë të themeluesit të WikiLeaks
June 13
11:40 2019

Sekretari britanik Sajid Javid ka firmosur një kërkesë që Julian Assange të ekstradohet për në SHBA, për t’u përballur me akuzat e hacker-imit të kompjuterave.

“ Ai është me të drejtë prapa hekurave. Ekziston një kërkesë nga SHBA që të jetë përpara gjykatave nesër dhe dje unë firmosa ekstradimin dhe e çertifikova atë, me qëllim që ai të jetë përballë gjykatave nesër.”- ka thënë ai

Vendimi  i Javid i hap rrugën drejt gjykimit, themeluesit të WikiLeaks në Amerikë.

Assange përballet me 18 akuza të lëshuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që përfshijnë edhe akuzat nën Aktin e Spiunazhit. Ai është akuzuar se ka gërmuar dhe publikuar informacione sekrete dhe komplotim për të ndërhyrë në një kompjuter qeveritar.

“Unë firmosa ekstradimin, por vendimi përfundimtar i përket gjykatave”- ka përfunduar sekretari britanik./Blitz.al/

Komento
Shperndaje