Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britania e Madhe vendos sot nëse do qëndrojë apo largohet nga BE-ja

Britania e Madhe vendos sot nëse do qëndrojë apo largohet nga BE-ja
June 23
09:52 2016

Përmes një referendumi historik që do të zhvillohet ditën e sotme, Britania e Madhe do të vendosë nëse do të qëndrojë apo largohet nga Bashkimi Europian. Rreth 46,499.537 njerëz kanë të drejtën të marrin pjesë në votim, një numër rekord ky i arritur. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura gjatë harkut kohor 07:00-22:00 me orën lokale për të pritur qytetarët dhe më pas kutitë e votimit do të mblidhen dhe transportohen në vendnumërimin për secilën nga 382 zonat e numërimit.

Ky është referendumi i tretë mbarëkombëtar në historinë e Britanisë së Madhe, i cili zhvillohet pas një beteje të gjatë katër mujore. Ndërkohë që një numër i madh sondazhesh vazhdojnë të qarkullojnë, cilado nga të dyja palët që do të sigurojë më shumë vota, do konsiderohet fituese. Sipas Komisionit Zgjedhor, rezultati përfundimtar pritet të bëhet publik mëngjesin e së premtes.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje