Blitz

 Breaking News

Britani, konfirmohet rasti i tretë me koronavirus

Britani, konfirmohet rasti i tretë me koronavirus
February 06
16:36 2020

Autoritetet në Britani thanë se një tjetër person është konfirmuar i prekur nga koronavirusi, duke u bërë rasti i tretë në vendin ishullor dhe i 29 në Europë. Konfirmimi për identifikimin e rastit të tretë me koronavirus në Angli, erdhi pasi më herët dy foshnje të porsalindura u diagnostikuan me sëmundjen e rëndë, raporton Euronews. Ndërkohë, mbi 28 mijë persona në të gjithë botën janë konfirmuar deri më tani të prekur nga koronavirusi.

Të paktën 564 persona kanë humbur jetën nga momenti i zbulimit të virusit vdekjeprurës në Kinë. Të dielën, 254 shtetas evropianë u evakuan nga provinca e Wuham, vendi ku u zbulua koronavirusi. Këta shtetas u vendosën në karantinë në Francë, ndërsa e njëjta praktikë po ndiqet edhe nga vendet e tjera.

Share