Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Britani e Madhe; Alarmohet policia, hakerat shqiptarë i marrin peng faqen zyrtare

June 27
15:49 2016

Mesazhi i hakerave në faqen e policisë britanike

Është bërë me dije pak më parë se faqja zyrtare e policisë së zonës ‘South Yorkshire’ në Britaninë e Madhe është hakuar dhe më pas marrë peng nga një grup hakerash shqiptar. Kjo sepse në faqen e parë të policisë dilte një figurë ku lexohej: “Hacked by noFakx-al / Kuq e Zi” – pra hakerat kanë dashur ta tregojnë vetë kombësinë e tyre.

Pikërisht në këtë imazh që shfaqet, tregohet edhe simboli i tifozëve kuqezi. Pak pasi policia e vuri re këtë gjë, njoftoi se nuk ka pasur rrjedhe të të dhënave edhe pse sulmi mbetet tejet serioz dhe ata po vazhdojnë hetimet.

Pas këtij incidenti, kanë qenë vetë përfaqëusesit e policisë të cilët kanë qetësuar njerëzit në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook duke i kërkuar falje dhe se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Nuk dihet ende nëse vërtetë hakerat kanë qenë shqiptarë dhe cili ka qenë objektivi i tyre por ajo çka dihet është se autoritetet britanike po punojnë intensivisht për ti kthyer përgjigje këtyre pyetejeve.

Komento
Shperndaje