Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brexit – Xhihadistët apel për të sulmuar Berlinin e Brukselin

Brexit – Xhihadistët apel për të sulmuar Berlinin e Brukselin
June 26
10:19 2016

Shteti Islamik kërkon të përfitojë nga momentet e forta të pasigurisë në Europë, të ardhura edhe prej referendumit në Britaninë e Madhe. Për këtë mendon të nisë sulmet në Berlin e në Bruksel, në mënyrë që të ‘paralizojë’ Bashkimin Europian.

Një sërë mesazhesh të lëshuara në një kanal që përdoret nga xhihadistët  në rrjetin social “Telegram”, shprehin kënaqësi për rezultatet e referendumit të dala nga Brexit!
Sipas asaj që raporton faqa ‘Site’, e cila monitoron aktivitetet xhihadiste, mesazhet nënvizojnë rreziqet që do të hasë kontinenti të treguara nga efektet ekonomike dhe nga frakturat politike.

Vetëm ditën e djeshme ‘Site’ raportoi disa mesazhe ngazëllimi për rezultatet e votuesve britanikë, duke e quajtur këtë ‘fillimin e shpërbërjes së kryqtarëve’!

Komento