Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brexit: Së shpejti anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e BE-së

Brexit: Së shpejti anglishtja nuk do të jetë më gjuhë zyrtare e BE-së
June 28
17:33 2016

Danuta Hubner, kryetare e Komitetit të Çështjeve Kushtetuese të Bashkimit Europian (AFCO) deklaroi ditën e djeshme se anglishtja nuk do të jetë më një prej gjuhëve zyrtare të BE-së, pas largimit të Britanisë së Madhe.

“Gjuha angleze është një prej 24 gjuhëve zyrtare pasi Mbretëria e Bashkuar e identifikoi atë si gjuhën e vet.” – shprehet Hubner.
“Që nga momenti që Britania do të ketë plotësuar të gjitha procedurat e shkëputjes përfundimtare, atëherë anglishtja do të humbë statusin e saj” – shton ajo më tej.

Duke qenë se kjo gjuhë është më e përdorura nga zyrtarët e BE-së, do të duhet një ndryshim në rregullore nëse do të ketë zëra të mjaftueshëm kundër përjashtimit të saj.

Rregullorja e vitit 1958 në lidhje me gjuhët zyrtare të Bashkimit Europian, e cila fillimisht u shkrua në frëngjisht, nuk thotë në mënyrë të qartë nëse një vend anëtar mund të ketë më shumë se një gjuhë. Sipas burimeve të ndryshme, interpretimet e formulimit francez tentojnë të arrijnë në përfundimin se kjo mund të jetë e mundur.

Ndërkohë, Eugenio Giani – Kryetar i Këshillit Rajonal të Toscana-s kërkoi që italishtja të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së:

“Nuk e kemi mbrojtur gjuhën tonë ashtu siç duhet, si në kontinentin Europian, ashtu edhe në botë.

Komento
Shperndaje