Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brexit rrënon bursën e Londrës, humbin miliarda stërlina

Brexit rrënon bursën e Londrës, humbin miliarda stërlina
June 24
15:31 2016

Mbi 100 miliardë stërlina janë humbur mëngjesin e sotëm  në bursën e Londrës ku indeksi ”FTSEN 100” ka pësuar rënien më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe pas vendimit të britanikëve për tu larguar nga Bashkimi Europian.

Indeksi i bursës së Londrës ka arritur në 5.880 pikë me një rënie prej 7.19% dhe sipas ekspertëve, gjendja pritet të përkeqësohet edhe më tepër.  Situata vlerësohet më e rëndë se ajo e viteve 1978, 1992 dhe falimentimet e mëdha të vitit 2009.

Bankat britanike, kompanitë e sigurimeve dhe firmat e mëdha janë goditur sot nga një rënie e madhe  në tregun e aksioneve. Tregjet financiare gjithashtu kanë patur luhatjet e tyre pas vendimit të britanikëve për tu larguar nga Bashkimi Europian.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Karnej, deklaroi ditën e sotme se institucioni ishte i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit.

 

Shperndaje