Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brexit, por jo vetëm! Edhe Franca mendon të braktisë BE-në!

Brexit, por jo vetëm! Edhe Franca mendon të braktisë BE-në!
June 29
10:16 2016

Marine Le Pen, liderja e Frontit Nacional, partisë së ekstremit të djathtë në Francë, deklaroi në një intervistë të dhënë për televizionin ‘Lci’ se nëse do të arrijë të zgjidhet Presidente e Republikës, do të organizojë një referendum për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian, në 6 muajt e parë të mandatit.

Gjithashtu Le Pen i ka kërkuar qeverisë që të pezullojë menjëherë “Schengen”-in, traktatin për lëvizjen e lirë të njerëzve në shtetet europiane, në mënyrë që të forcohet sa më shumë siguria.

E pra, mesa duket dalja e Britanisë së Madhe nga BE ka hapur shumë plagë në kontinent, që ndoshta ishin në hije deri para pak javëve!

Etiketimet
Shperndaje