Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Brexit”, ministri Bushati: Akti i fundit i një historie të vështirë

“Brexit”, ministri Bushati: Akti i fundit i një historie të vështirë
June 24
18:14 2016

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja ka shkaktuar një sërë reagimesh, ndër të tjera edhe të Tiranës zyrtare. Në një intervistë për “Ora News”, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, e ka cilësuar këtë ditë si një ditë të keqe, për shkak se ky referendum e vë Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian në pozita të vështira.

Sipas tij, dëshira e britanikëve për të dalë nga BE-ja shkakton pikëpyetje ndër të tjera mbi modalitetet e bashkëpunimit të Mbretërisë së Bashkuar me tregun e përbashkët, me SHBA-në dhe ridimensionimin e NATO-s.

“Rezultati i referendumit britanik është akti i fundit i një historie të vështirë të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian. Histori e vështirë pasi, që në krye të herës, pjesëmarrja e Britanisë në projektin europian ka qenë gjithnjë e veçantë, sui generis, gjithnjë në pararojë të debatit ekonomik dhe njëkohësisht skeptike për sa i përket integrimit të mëtejshëm politik. Referendumi britanik është një akt demokratik, i cili vendos BE-në përballë sfidash të mëdha që trondisin aktualisht debatin politik në Europë.”, është shprehur ndër të tjera ministri Bushati.

Komento