Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brazil, Senati pro gjykimit të presidentes së pezulluar Rousseff

Brazil, Senati pro gjykimit të presidentes së pezulluar Rousseff
August 10
13:29 2016

Senati brazilian ka aprovuar mbajtjen në gjykim të presidentes së pezulluar Dilma Rousseff, e cila akuzohet për shkelje të ligjit të buxhetit dhe shpërdorim detyre. Mësohet se senati votoi 59 me 21 në favor të vazhdimësisë së gjyqit kundër saj. Pas një debati maratonë që përfundoi të mërkurën herët, u vendos t’i hapej rruga gjykimit të saj. Senatit i nevojitej një shumicë e thjeshtë për të vendosur për gjykimin e Rousseff, por fakti shumica e senatorëve ishin pro gjykimit, tregon se Rousseff ka mjaft kundërshtarë.

Gjyqi pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji. Dilma Rousseff u pezullua nga detyra në muajin Maj, mbi ndërhyrjet e paligjshme.

Rousseff akuzohet për shpenzim të parave pa miratimin e Kogresit dhe marrjen e kredive të paautorizuara nga bankat për të rritur buxhetin kombëtar përpara zgjedhjeve të 2014-s, kur ajo u rizgjodh.

Nga ana tjetër, aleatët e saj në Partinë e Punëtorëve kanë vënë në dukje se shumë prej anëtarëve të Kongresit në Brazil që kanë akuzuar Rousseff, janë të implikuar vetë në çështje korrupsioni.

Komento
Etiketimet
Shperndaje