Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brazil, pezullohet nga posti i presidentes Dilma Rousseff

Brazil, pezullohet nga posti i presidentes Dilma Rousseff
May 12
12:32 2016

Debati përfshiu Senatin e Brazilit, lidhur me çështjen nëse presidentja Dilma Rousseff duhet të përballet ose jo në gjyq lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. Në përfundim, senatorët votuan për të vazhduar procedurat e gjyqësore kundër saj. Nga 81 anëtarët, 51 prej tyre votuan pro ndërsa 22 votuan kundër pas një seance që zgjati rreth 22 orë.

Tanimë, presidentja Rousseff, e cila është pezulluar përkohësisht nga ky post, do të përballet në gjyq me akuzat që rëndojnë mbi të, një gjyq që parashikohet të zgjasë rreth 180 ditë.

Rousseff është e para presidente femër në Brazil, e cila tashmë do i lerë vendin zëvendëspresidentit Michel Tener. Gjatë kësaj kohe, Senati dhe komisionet e tij do të vijojnë normalisht punën.

Ajo akuzohet për manipulim të paligjshëm të financave për të fshehur një deficit publik në rritje përpara rizgjedhjes së saj në 2014-n, akuza që Rousseff i mohon.

Komento
Etiketimet
Shperndaje