Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brazil – Gjykata i bllokon WhatsApp-it mbi 6 milionë dollarë

Brazil – Gjykata i bllokon WhatsApp-it mbi 6 milionë dollarë
July 01
11:56 2016

Një gjykatë federale braziliane ka bllokuar plot 19,5 milionë reais – rreth 6,11 milionë dollarë – nga llogaritë e aplikacionit WhatsApp, për mosrespektimin e një urdhri lidhur me një rast trafiku droge.

Gjatë operacionit të titulluar “Quijarro”, i cili kishte si objektiv një bandë të trafikut ndërkombëtar të drogës, autoritetet i kishin kërkuar WhatsApp-it të lejonte informacionet nga mesazhet e shkëmbyera prej trafikantëve të dyshuar. Sipas asaj që raporton “O Globo de Rio de Janeiro”, zyrtarët e aplikacionit e kanë refuzuar këtë kërkesë!

Kjo nuk është hera e parë që aplikacioni hyn në konflikt me drejtësinë braziliane. Në muajin maj shërbimi u pezullua për herë të dytë, pas refuzimit të bashkëpunimit në një rast tjetër të trafikut të drogës.

Etiketimet
Shperndaje