Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Botohet ligji i SPAK-ut, hyn në fuqi më 3 nëntor

Botohet ligji i SPAK-ut, hyn në fuqi më 3 nëntor
October 20
16:31 2016

Nga Anduena Llabani

Ligji i ri i sapodekretuar nga presidenti i Republikës, ai për strukturat e posaçme antikorrupsion, u botua të enjten në fletoren zyrtare. Ligji do të hyjë në fuqi më 3 nëntor, dy javë pas botimit në buletinin e publikimeve zyrtare të Republikës së Shqipërisë.
Ligji ka për qëllim të garantojë funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, si një prokurori e specializuar, dhe funksionimin e Njësisë së Pavarur Hetimore që do të hetojnë ekskluzivisht veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat nëntëvjeçar.
Por ligji i ri, edhe pse do të hyjë në fuqi pas 14 ditësh, do të presë ende zbatimin në praktikë.
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një organ i ri i sistemit gjyqësor në Shqipëri, projektligji i të cilit ende nuk ka kapërcyer votimin në Kuvend dhe dekretimin nga Presidenti i Republikës.
Ngritja e strukturave të reja antikorrupsion do të sjellë pushimin e aktivitetit të Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi veprat penale që gjykoheshin nga strukturat ekzistuese tanimë do të jenë ekskluzivitet i ligjit të SPAK-ut.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje