Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Botërori 2018, ndizet atmosfera në Shkodër. Kosova përballet sot me Finlandën

Botërori 2018, ndizet atmosfera në Shkodër. Kosova përballet sot me Finlandën
September 05
19:59 2016

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet ditën e sotme me Maqedoninë në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo është ndeshja e parë kualifikuese, për të cilën kuqezinjtë mbyllën një ditë më parë përgatitjet.

Në prag të startimit të premierës së Kombëtares shqiptare në kualifikueset e “Rusi 2018”, trajneri Gianni De Biasi duket se ka vendosur të fillojë ndeshjen me rreshtimin 4-4-2. Pra katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli.

Në prag të nisjes së saj, atmosfera në Shkodër është ndezur. Rrugët e qytetit janë përplot me tifozë kuqezinj që presin fillimin e ndeshjes.

Një tjetër përballje është edhe ajo e Kosovës me Finlandën, e cila nis në orën 20:45. Tifozë të shumta shqiptarë do të ndjekin ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit finlandez, Turku. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje