Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bombë në tregun e Bagdadit, 64 të vrarë

May 11
12:40 2016

...

...
Picture 1 of 3

Zyrtarët vendas në Bagdad bëjnë me dije se si pasojë e një sulmi me bombë në tregun e mbushur plot me njerëz, kanë mbetur të vdekur rreth 64 persona. Ky është një ndër sulmet më të rënda të ndodhura në kryeqytetin irakian.

Sulmi u shënua në orën e pikut të mëngjesit në Sadr, lagjen periferike të Bagdadit. Të paktën 87 persona të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkaq, Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Grupi mysliman “Sunni”, i cili kontrollon pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut, ka në shënjestër shiitët, të cilët i cilëson si heretikë.

Burime të policisë irakiane bëjnë të ditur se mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje