Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bombë në aeroportin e Brukselit, 14 të vdekur

Bombë në aeroportin e Brukselit, 14 të vdekur
March 22
08:37 2016

Që prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, në aeroportin e Bukselit janë raportuar dy shpërthime. Sipas mediave vendase, 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa  20 të tjerë janë të plagosur. Megjithatë ky numër mund të rritet pas raportimeve të tjera të autoriteteve policore.

Në brendësi të aeroportit policia dhe hetuesit kanë gjetur edhe bomba të tjera të pashpërthyera dhe pas dy shpërthimeve të para, këta të fundit janë kujdesur të mbyllin aeroportin duke evakuuar të gjithë personat që gjendeshin aty.

Saktësisht shpërthimet kanë ndodhur në hollin e nisjes, në sportelin e “American Airlines”. Gjithashtu pas kësaj, shteti belg është kujdesur të pezullojë edhe linja të tjera transportimi, saktësisht lëvizjen me tren.

Komento
Shperndaje