Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bombardohet spitali në Pakistan, 53 viktima

Bombardohet spitali në Pakistan, 53 viktima
August 08
11:35 2016

Një bombë e fuqishme që ka shpërthyer në Quetta, qytetin jugperëndimor të Pakistanit, ka shkaktuar 53 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Zyrtari i lartë i policisë, Zahoor Ahmed Afridi, shprehet se shpërthimi ndodhi pak pasi kufoma e një avokati të njohur, që u vra nga një sulm të shtënash, u transportua në spital. Megjithatë mbetet e paqartë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, përcjell Blitz.al.

Rreth 100 avokatë dhe njerëz të tjerë ishin mbledhur në spital në momentin kur ndodhi shpërthimi. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në repartin e emergjencës. Më përpara, policia deklaroi se bomba kishte goditur portën kryesore të spitalit.

Ministrat vendas e cilësuan këtë sulm si një “akt terrorist” që është ende duke u hetuar nga policia. Kryeministri Nawaz Sharif dënoi ashpër shpërthimin dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve njerëzore në sulm. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje