Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bombardimet në Hiroshima-Nagasaki: 80% e të mbijetuarve nuk duan që Obama të kërkojë falje

Bombardimet në Hiroshima-Nagasaki: 80% e të mbijetuarve nuk duan që Obama të kërkojë falje
May 23
18:49 2016

Një sondazh i kryer nga agjencia “Kyodo” e shtypit japonez rreth të mbijetuarve të bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki tregon se rreth 80% e tyre nuk dëshirojnë që presidenti Barack Obama të kërkojë falje gjatë vizitës së menduar ditën e premte në një nga qytetet.

“Kyodo” ka marrë në pyetje 115 të mbijetuar nga ekspozimi atomik. Prej tyre, 78,3% thanë se nuk dëshirojnë t’u kërkohet falje, ndërsa 15,7%, po.

Në fakt, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Obama nuk do të prezantojë faljen zyrtare për bombardimet, pasi pozicionimi zyrtar amerikan shpreh se lëshimi i dy bombave, të cilat shkaktuan të paktën 140.000 të vdekur deri në fund të vitit 1945, evitoi një “lumë gjaku” më të madh, që do të çonte në një pushtim të Japonisë, ende në konflikt.

Pavarësisht se nuk do të kërkojë falje, burime të sigurta pranë presidentit amerikan tregojnë se Obama do të citojë një lloj përgjegjësie morale në përpjekjet për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Etiketimet
Shperndaje