Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bomba e radhës! Cristiano Ronaldo dhe Andrea Agnelli takohen në Greqi

Bomba e radhës! Cristiano Ronaldo dhe Andrea Agnelli  takohen në Greqi
July 10
16:23 2018

Duket se ai që do të konsiderohet si tranferimi i shekullit po afron. Shumë të dhëna me kalimin e orëve po bëhen te besueshme që Cristiano Ronaldo do të jetë blerja më e re e Juventusit. Portugezi do të largohet nga Real Madrid dhe do të përpiqet që të hyjë në histori. Ai dëshiron stimulime të reja dhe do të vazhdojë të mbajë rekorde të reja dhe janë të drejta për një lojtar me ambiciet e tij.

Negocimi duket se është kryer por ka mbetur në një pikë. Florentino perez është i gatshëm ta lërë portugezin të fillojë diçka të re por së pari ai dëshiron një deklaratë publike nga lojtari. Ai nuk dëshiron të mbahet mend si presidenti që ka hequr qafe pesë herë fituesin e Topit të Artë. Ai dëshiron që të dalë i pastër nga kjo situatë dhe e gjithë pasha është lënë në dorën e Cristiano Ronaldos.

Por BOMBA e orëve të fundit është një postim i gazetarit të njohur Tancredi Palmer ii cili në twitterin e tij shkruan: Cristiano Ronaldo dhe Andrea Agnelli do të takohen në Grerqi” .

Pas këti statusi gjërat janë bërë edhe më serioze sepse presidenti i Juventusit ka udhëtur i vetëm drejt Greqisë dhe është vendosur në resorit që prejt Cristiano Ronaldon pas një periudhe të vështirë të gjatë sportive me Real Madrid dhe tek Portugalia në Kupën e Botës.  Agnelli dëshiron të flasë personalisht me CR7 he mund ta bindë atë të flasë hapur që të mos krijojë një barrier edhe me Florento Perez.Nga ana tjetër, klauzola reale e lojtarit është një miliardë euro, por ekziston një pakt midis të dyve për një vlerësim prej rreth 100 milionë euro në rast të një oferte nga Juventusi.  Në lajmin i minutave të fundit thuhet se çdo gjë ka përfunduar dhe se Agnellli do të takohet me Cristianon thjesht për të firmosur kontratën dhe sonte në darkë do të vijë zyrtarizimi.

 

WORLD EXCLUSIVE: Pictures of Juventus president this morning at Pisa airport leaving for Kalamata, Greece, to meet Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/IMdutAOjHq

— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) July 10, 2018

Komento
Shperndaje