Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bomba dhe sulm me thikë në SHBA, dyshohet për akte terroriste

Bomba dhe sulm me thikë në SHBA, dyshohet për akte terroriste
September 19
09:36 2016

Mediat amerikane e kanë cilësuar shpërthimin e së shtunës në New York si të ngjashëm me bombat e përdorura gjatë një maratone zhvilluar në 2013-ën në Boston. Si pasojë e shpërthimit, mbetën të plagosur 29 persona.

Zyrtarët bëjnë të ditur se pesë persona janë duke u mbajtur në paraburgim, por mbi asnjë prej tyre nuk rëndojnë akuza të mirëfillta, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

Shpërthimi në Manhattan u pasua nga të tjera bomba që u gjetën mëngjesin e së dielës në New Jersey. Hetuesit janë ende duke hetuar pajisjen e dyshimtë që u gjet pranë stacionit të trenit në Elizabeth, New Jersey.

Autoritetet i kanë përshkruar bombat në New York, New Jersey dhe sulmin me thikë në Minnesota, si akte terrori dhe po hetohet nëse ka lidhje mes tyre. Shteti Islamik ka deklaruar se autori i sulmit në Minnesota ishte një nga “ushtarët” e grupit, edhe pse nuk ishte e qartë nëse ishte i përfshirë në planifikimin e sulmit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje