Blitz

 Breaking News

Bojkotohet mësimi në Fakultetin Filologjik dhe të Drejtësisë, studentët rinisin protestat

Bojkotohet mësimi në Fakultetin Filologjik dhe të Drejtësisë, studentët rinisin protestat
January 22
11:09 2020

Ditën e sotme, mbi 500 studentë të “Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë” në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ata janë ngritur në protestë kundër Paktit për Universitetin, gati një vit pas protës që solli këtë pak në rradhë të parë.

Të revoltuar, fillimisht studentët kanë dalë duke brohoritur në korridoret e shkollës dhe në oborr.

Nuk kanë munguar dhe thirrjet për studentëve të tjerë që t’i bashkohen protestës së tyre.

Ndërkohë që të organizuar duken dhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët po i bashkohen të rinjëve të tjerë tek Korpusi Universitar. Ata gjithashtu kanë bojkotuar mësimin në shenjë protestë kundër paktit për universitetin që sipas tyre është një mashtrim, shkruan “Syri.net”.

Pamjet e mbledhjes së studentëve tek Korpusi janë këto:

/Blitz.al/

Burimi: Syri.net

 

Share