Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bob Dylan, muzikanti i parë që fiton çmimin Nobel në Letërsi

Bob Dylan, muzikanti i parë që fiton çmimin Nobel në Letërsi
October 13
13:31 2016

Amerikani Bob Dylan, këngëtar dhe kompozitor, fitues i 11 çmimeve Grammy, është shpallur fitues i çmimit Nobel në Letërsi. Akademia Suedeze ia akordoi atij këtë çmim si vlerësim për “shprehjet e reja poetike të krijuara në traditën muzikore amerikane”.

Mësohet se Akademia Suedeze, që ka shpallur nobelistët për letërsinë prej vitit 1901, kishte regjistruar fillimisht rreth 220 propozime, listë që më pas u shkurtua me gjithsej pesë propozime. Këtë vit, çmimi Nobel në Letërsi ishte i fundit që u shpall pas atyre në Mjekësi, Fizikë, Kimi, Ekonomi, Paqe.

Në historinë e këtij çmimi, 14 shkrimtare femra janë nderuar me çmimin Nobel në Letërsi, ndërkohë që dy shkrimtarë e kanë refuzuar këtë çmim. Fillimisht Boris Pastërnak në vitin 1958, i detyruar nga autoritetet sovjetike dhe më pas Zhan Pol Sartri, i cili refuzonte vazhdimisht nderimet zyrtare. /Blitz.al/

dylann

Komento
Etiketimet
Shperndaje