Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Policët Bashkiakë përleshen me banorët: Hiqe telefonin se ta thyej

May 07
16:26 2016

Një përleshje ka ndodhur mes policëve bashkiakë dhe disa banorëve në Babrru. Ajo çka bie në sy është sjellja e policëve, të cilën një raportues e paraqet si shqetësuese. Në videon e regjistruar prej tij shihet se si banorët u kërkojnë bluve të Kamzës që t’i informojnë lidhur me projektin, por hasin në reagimin e ashpër të policëve.

“Duan të bëjnë një rrugë rreth 8 metra, kur as rruga nacionale nuk i kalon 7 metra, Po në këtë rrugë kanë bërë prishje të mureve dhe i kanë lënë sipër trotuareve pa i rregulluar. Ato drejtues që erdhën aty nuk na paraqitën asnjë projekt, asgjë. Kjo sigurisht është vjedhje e fondeve për rrugën, që siç iu thashë i prishin dhe thonë “rregulloni ju”. Në rregull me kaq, i prishën i rregulluam dhe tani i prishën përsëri. Unë videon e solla sepse aty u përdor dhunë, vetëm aq munda të filmoj sepse policia nuk na lejonte të filmonim, duke na shtyrë dhe përplasur telefonat në tokë.”,  është shprehur ndër të tjera raportuesi.

Në përplasjen mes palëve dëgjohen disa fjalë si “Ça lesh sqarimi do”, “Hiqe telefonin se ta thyej”, të thëna nga policët në vendngjarje.

Përshtatur nga “Jetaoshqef”

Komento
Etiketimet
Shperndaje