Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Rilindja e LSI shtyjnë ligjin e mbetjeve se nuk kanë votat

Blushi:  Rilindja e LSI shtyjnë ligjin e mbetjeve se nuk kanë votat
November 23
09:08 2016

Deputeti i Partisë “LIBRA”, Ben Blushi, ka lajmëruar se ligji për importin e mbetjeve nuk do të diskutohet nesër në parlament, siç ishte parashikuar.

Sipas tij, Rilindja dhe LSI duan ta shtyjnë diskutimin e ligjit për importin e mbetjeve sepse nuk kanë votat e mjaftueshme për ta kaluar në kuvend.

“Po negociojnë disa vende pune derisa të bëhen 71 në kuvend. U kisha thënë miqve ambientalistë të mos kenë shpresë tek ata që premtuan se do ta rrëzojnë ligjin. Çfarë partie! Kanë shumë frikë ta votojnë, kanë po aq frikë ta rrëzojnë. Rilindja ka frikë nga kazanët, LSI ka frikë nga Rilindja. Në fakt, kanë frikë nga e njëjta gjë. Megjithatë edhe kaq është një fitore e vogël: ligj për importin e mbetjeve nuk ka! Ose më saktë importi i mbetjeve lejohet, pa ligj,vetëm në një pjesë të territorit të vendit: në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë!”,- shkruan Blushi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ligji për importin e mbetjeve u kthye në kuvend nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani e tashmë duhen 71 vota që ai të hyjë në fuqi.   /Blitz.al/

Komento
Shperndaje