Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Referendumi u bë “alla shqiptarçe”

Blushi: Referendumi u bë “alla shqiptarçe”
April 11
12:49 2016

Një një prononcim për mediat, deputeti Ben Blushi tha se referendumi që u mbajt më 9 prill kishte një pjesëmarrje shumë të ulët. Gjithashtu ai theksoi se ky referendum ishte qesharak dhe votimi në të u bë “alla shqiptarçe”. Këtë batutë ai e citoi nga një deputete franceze, e cila teksa diskutonte për zgjedhjet presidenciale tha me ironi se zgjedhjet duhen bërë ashtu siç duhet, në bazë të kritereve dhe jo “alla shqiptarçe”.

Më tej, Blushi tha se ka kërkuar të dorëzohen materialet zgjedhore pasi nuk ka asnjë rezultat me shifra konkrete. Sipas tij, ka vetëm një rezultat përfundimtar, por procedura deri te rezultati mbetet enigmë.

Ai e përfundoi fjalën duke thënë se ky referendum u bë enkas për të mos lejuar kandidaturën e tij për kryetar të PS-së, por pavarësisht kësaj, Blushi u shpreh: “Jam një shqiptar i lirë!”

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje