Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Rama njeri naiv dhe i papjekur. Fitorja e Trump, triumf i demokracisë

Blushi: Rama njeri naiv dhe i papjekur. Fitorja e Trump, triumf i demokracisë
November 09
09:33 2016

Themeluesi i partisë LIBRA, deputeti Ben Blushi, e ka cilësuar Ramën si një njeri naiv dhe të papjekur, referuar deklaratave të tij të parakohshme për figurën e Donald Trump, i cili sapo u shpall president i SHBA-ve.

“Deklaratat e mëparshme të Ramës janë ato të një njeriu naiv, që ndjek humorin e tij politik pa pasur parasysh vullnetin e qytetarëve amerikanë. Të njëjtën gjë bëri edhe për Britaninë e Madhe, duke u këshilluar të votojnë kundër Brexit”, – tha Blushi.

“Trump do të jetë një president i shkëlqyer, sepse demokracia triumfoi në Amerikë. Trump foli si një njeri i përulur, duke i shprehur mirënjohjen kundërshtares së tij Clinton. Imazhi i Trump që na është përçuar nga media ka qenë totalisht i ndryshëm. Amerikanët kanë zgjedhur një president për veten e tyre. Nëse Amerika është mirë, edhe ne jemi mirë. Është mbrojtja kryesore e demokracisë në botë. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk kanë arsye të ndryshojnë, pavarësisht nga papjekuria e kryeministrit”,- shtoi ndër të tjera Blushi.

Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për News24 mëngjesin e sotëm. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje