Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi: Procesi i votimit, një “Panama papers”

Blushi: Procesi i votimit, një “Panama papers”
April 10
12:26 2016

Deputeti rebel i Partisë Socialiste ka dhënë reagimin e tij rreth zgjedhjeve të organizuara ditën e djeshme brenda partisë. Ai e ka quajtur procesin “Panama papers” dhe theksoi se nuk dihet se si u votua ditën e djeshme dhe se çfarë ndodhi me listat e votimit. “Vartësit e Ramës dje numëronin votat. Dy ditë më parë e kisha quajtur procesin “Panama papers”, që do të thotë një proces politik jashtë kontrollit. Unë nuk u bëra pjesë e këtij referendumi, pasi që në fillim nuk kam qenë dakord me këtë sajesë që kishte vetëm një synim: të më hiqte të drejtën e kandidimit. Ky ishte një referendum kundër meje, çka e them pa modesti. Nuk jam autori i tij, por isha qëllimi i tij”,- është shprehur Blushi.

Pak minuta më parë dolën rezultatet e votimit në referendum dhe në bazë të përfundimeve, rreth 95% e pjesëmarrësve kishin votuar pro Ramës si kryetar në vazhdim.

Komento
Shperndaje