Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi për referendumin: Prova se është manipuluar, të hapen kutitë

Blushi për referendumin: Prova se është manipuluar, të hapen kutitë
April 13
12:19 2016

Një ditë pas publikimit të videos ku flitej për manipulimin e votave më 9 prill, deputeti socialist Ben Blushi tha se tashmë është edhe më e qartë se ky referendum është trukuar duke hapur kutitë.

“Ne po presim me këmbëngulje që sipas rregullit komisioni i zgjedhjeve në PS, i njëjtë me KQZ-së, të shpallë rezultatin e votimit. Deri sot nuk ka një rezultat votimi. Rezultatin e ka shpallur një ministër. E shpall ky komision dhe jo ai. Deri ditën që ky komision të shpallë rezultatin kuti për kuti, për 385 kuti, ne do të ankohemi që të hapen kutitë. Në 2009-n kam thënë kutitë duhet të hapen, por Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve. Edi Rama sot bëri atë që bëri Saliu atëherë. Sot, kryetarë bashkish, kolegë të mi kanë shkuar për të kuruar imazhin e Edi Ramës për të marrë një mandat të grabitur. Tashmë është një provë e dokumentuar në mënyrë filmike”, – deklaroi ai.

Më tej, ai kërkoi hapjen e kutive për të hedhur dritë mbi grabitjen e votave të socialistëve. Blushi theksoi se demokracia e brendshme e PS-së po cënohet me prova të rënda. Ai foli edhe për reformën në drejtësi, ku theksoi se zgjidhje mund të ishte referendumi.

“Meqenëse shkuam për një çështje pa kuptim për referendum brenda partisë, pse nuk u japim mundësi shqiptarëve t’i pyesim se çfarë standardi të drejtësisë duan. Kjo klasë politike po u heq shumë të drejta shqiptarëve dhe po i merr vetë. Ta zgjedhin shqiptarët se çfarë reforme në drejtësi duan”, – u shpreh ai.

Etiketimet
Shperndaje