Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi për Ramën: Ku iku frikacaku? Rama: Je i paditur, zoti Beni!

Blushi për Ramën: Ku iku frikacaku?  Rama: Je i paditur, zoti Beni!
December 22
12:25 2016

Në interpelancën e Parlamentit të thirrur urgjent nga një grup deputetësh për të dhënë llogari lidhur me bllokimin e negociatave për anëtarësim në BE, nuk kanë munguar edhe shënjestrimet personale ndaj njëri-tjetrit mes deputetëve dhe kreut të qeverisë, Rama.

I pari që foli për këtë shqetësim ishte deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi, i cili sulmoi qeverinë për bllokimin e negociatave të integrimit të Shqipërisë.

“Nuk jemi në pranverë, por në vjeshtën e integrimit. Ne do të donim që kryeministri të përgjigjet para shqiptarëve, se sa ai e ka ndryshuar rrjedhën e integrimit të vendit, çfarë ka bërë për të ndarë krimin nga politika dhe çfarë ka bërë për të hapur vende të reja pune. Ne besojmë që qeveria ka bërë shumë pak, për të mos thënë që i ka shtuar vendit disa probleme të tjera”,- tha Blushi.

Pas këtyre akuzave, kryeministri Rama e ka nisur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me ironi për secilin prej 7 deputetëve që kishin thirrur këtë interpelancë, duke i quajtur secilin prej tyre “zoti” me ironi e duke i cilësuar të paditur për çështjen e integrimit.

“Kam marrë një kërkesë për interpelancë urgjente nga disa deputetë dhe lexuesi i interpelancës, zoti Beni. Kërkesa ka një premisë logjikisht të gabuar duke qenë se zoti Nardi, zoti Vangjel e zoti Beni nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit, pra janë të paditur lidhur me këtë proces”,- tha Rama.

Më tej, pas replikave dhe kundër replikave, Rama ka dalë për pak çaste nga salla dhe Blushi i është drejtuar Taulant Ballës: “Ku iku? Lëre Vangjel se është frikacak. Ku iku frikacaku? Ku e keni frikacakun Taulant, apo po fshin hundët aty jashtë?”- tha Blushi.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje