Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi në Kuvend: Qeveria po vret qytetarët

Blushi në Kuvend: Qeveria po vret qytetarët
July 14
13:01 2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të shënuar një ditë më parë në zonën e Unazës, pranë Arkivit të Shtetit. Ai u shpreh lidhur me ngjarjen e rëndë se çështja është kush e paguan koston e drejtësisë në vend.

“Një grua dje ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur dhe e godet e ajo humb jetën. A ka lidhje kjo me reformën në drejtësi? Gjykata e liroi thonë për bakshish. Një gruaja e humbi jetën.

“Para dy muajsh, në autostradë, një grua tjetër po shkonte të takonte bashkëshortin në burg dhe drejtësia kishte vendosur që rruga të ktheje aty ku ishte. Humbën jetën dy fëmijët e asaj familjeje. Mizori në fakt sesi shteti vret shtetasit e vet.”, u shpreh deputeti Bushi, i cili përmendi qeverisjen e Kavajës nga Roshi dhe Shukri Xhelilin në Dibër, i cili keqpërdori postin e tij duke ofruar vend pune në këmbim të favoreve seksuale. “Takohemi sa të duam, se s’na pranon BE-ja po në fakt ne nuk duam të shkojmë.”, u shpreh Blushi duke folur për standardin në vend dhe zhvillimet më të fundit lidhur me reformën në drejtësi.