Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blushi e quan “kanabist”, Kokëdhima: Nuk i marr seriozisht

Blushi e quan “kanabist”, Kokëdhima: Nuk i marr seriozisht
March 17
22:33 2016

 

Ben Blushi ka botuar një libër, të cilin do t’ua shpërndajë kolegëve gjatë Kongresit. Në këtë libër ai ka përfshirë edhe anëtarë të partisë, duke u madje nofka. Në këtë kontekst, Koço Kokëdhimën e ka pagëzuar me nofkën “kanabist”, meqë ai mbështet përdorimin e kanabisit dhe nga ana tjetër duartroket misionin e qeverisë në Lazarat, kontradiktë që sipas Blushit mund ta bëjë vetëm dikush që nuk ka lidhje me partinë dhe as nuk e ndjen veten pjesë të saj.

Kokëdhima i përgjigjet duke thënë se nuk i merr seriozisht fjalët e Blushit. Duke përdorur një gjuhë diplomatike, Kokëdhima thotë se Blushi shumë herë flet drejt, por ka edhe raste kur flet kot.

Kokëdhima shton se mbështet kanabisin, sepse njeh tezën e ekonomisë së kanabisit dhe Lazarati nuk ka lidhje me këtë tezë pasi ishte i lidhur me krimin, gjë që nuk ka lidhje me mendimet e tij mbi lirinë e tregut dhe përfitimet që qeveria mund të ketë duke vënë në jetë tezën e ekonomisë së kanabisit.

Komento
Shperndaje