Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllokohen llogaritë bankare të Luli Makashit, paratë do t’u shpërndahen të mashtruarve

Bllokohen llogaritë bankare të Luli Makashit, paratë do t’u shpërndahen të mashtruarve
May 06
18:53 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë llogaritë bankare të agjencisë ANDE-LM me administratore Luli Makashin dhe vajzën e saj Adeila Makashi për llogari të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës.

Mësohet se urdhri i sekuestros i është shpërndarë të gjitha bankave të nivelit të dytë. Një sasi e vogël e këtyre parave do u shpërndahen personave të mashtruar.

Luli Makashi u vu në pranga disa ditë më parë teksa u ekstradua nga shteti kanadez bashkë me të bijën. Në çastin e arrestimit, asaj iu konfiskuan 3600 dollarë dhe 21 telefona celularë që ajo përdorte për të komunikuar me klientët të cilët mashtronte. Ndaj dy të akuzuarave është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “mashtrimit me pasoja të mëdha”.