Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blindohen Krimet e Rënda, Emiljano Shullazi dhe xhihadistët sot në gjykatë

Blindohen Krimet e Rënda, Emiljano Shullazi dhe xhihadistët sot në gjykatë
April 19
09:47 2016

Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar ditën e sotme nga forca të shumta policie për shkak të dy çështjeve me rëndësi dhe rrezikshmëri që do trajtohen sot. Një prej gjykimeve ka të bëjë me Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorë të tij. Shullazi së bashku me dy të akuzuarit e tjerë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, do të dalin ditën e sotme përpara trupit gjykues. Në këtë seancë, prokuroria do të kërkojë “arrest me burg” për 5 akuza të ngritura ndaj tyre, nisur nga grupi i strukturuar kriminal. Emiljano Shullazi u ndalua mbrëmjen e së premtes.

Çështja tjetër që do të gjykohet në Krimet e Rënda është ajo e xhihadistëve shqiptarë. Sot do të zhvillohet seanca e dytë e mbrojtjes së tyre para seancës së dhënies të vendimit nga trupi gjykues. Pak ditë më parë, ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve të saj në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm pasi janë seancat e fundit për imamët e akuzuar për rekrutim të personave në Siri.