Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerjet online, kufiri ulet në 45 euro

Blerjet online, kufiri ulet në 45 euro
July 20
10:02 2016

Burime zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se është vendosur që kufiri i pataksueshëm për blerjet online të ulet në 45 euro nga 150 euro.
Më parë ishte menduar që ky kufi të ulej në 22 euro, por burime të ministrisë shprehen se 45 euro është edhe kufiri i lejuar i vendeve në BE. Financat shprehen se ky veprim bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Konkretisht, nëse do të bësh një blerje online mbi 6000 lekë, do të duhet të paguash edhe 22.4% më shumë taksa (TVSH plus taksë doganore). Kjo nënkupton që për të gjitha blerjet mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të blerjeve online, burime dhe kompani postare shprehen se është vënë re një frenim i tyre për shkak të krizës së konsumit. Në tremurojin e tretë të 2015-s (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) vihet re një rënie e ndjeshme prej 60% e blerjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Burimi: Monitor.al

Komento
Etiketimet
Shperndaje