Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerjet online! Çfarë ndryshoi me ligjin e ri

Blerjet online! Çfarë ndryshoi me ligjin e ri
August 30
13:11 2016

Prej fillimit të muajit gusht blerjet online janë kufizuar për shqiptaret. Pikerisht kur kjo tendencë arriti kulmin në vendin tonë, një vendim I qeverisë I ul hovin atyre që përodrin këtë formë blerjesh. 

Vetëm produktet me vlerë deri në 22 euro nuk do të kenë taksë shtesë. Ndërsa atyre që e kalojnë këtë vlerë qeveria I vuri një taksë prej 22.4 %. 

Të shumtë kanë qenë ata që e shprehën irritimin në rrjetet sociale, duke e vlerësuar vendimin të padrejtë. 

Por vendimit të qeverisë ju gëzuan distributorët dhe shitësit me pakicë në Shqipëri. Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” renditi disa nga efektet pozitive  të tij. Sipas kësaj shoqate vendimi për uljen e limitit të pataksueshëm për blerjet online  vendos pozita të barabarta për tregtinë e qarkullimin e mallrave brenda vendit; drejtësi tatimore për konsumatorët që paguajnë tatimet dhe TVSH në çmim; pengesë e produkteve me origjinë të pakontrolluar dhe të pamiratuar, të paçertifikuara e me cilësi të dyshimtë dhe me materiale të një cilësie inferiore të rrezikshme për konsumatorin; uljen e çmimeve; shmangien e efekteve deformuese në treg; rritjen e punësimit dhe të ardhurat familjare; dhe të ardhura më të larta në buxhetin e shtetit.

E thënë shkurt e qartë shteti do të rris të ardhurat në buxhet dhe distributorët e tregtarët do të jenë të pozita më të favorshme, ndërsa konsumatori I detyruar të heq dorë nga blerjet online. Ata që e përdorin praktikën e blerjeve online thonë se nuk gjejnë atë që kërkojnë në tregun e brendshëm, qoftë në çmim edhe cilësi, dhe ky vendim I duket imponues. 

Brenda një kohe të shkurtër qeveria është shfaqur me dy politika kontradiktore sa I përket limitit të taksueshëm për blerjet online. Në vitin 2014 ministria e Financave propozoi rritjen e limitit të pataksueshëm për blerjet online nga 75 në 150 euro për të stimulaur e-commerce. Por u deshëm vetëm dy vite që të ndryshonte mendje, duke propozuar uljen e këtij limiti me 7 herë. Pra, duke e çuar nga 150 euro në 22 euro. 

Por ka një shteg që ju lejon të blini deri në 45 euro pa paguar taksë shtesë. Mjafton që blerja të jetë dhuratë. Nëse doni të shpëtoni nga taksa 22.4%, që në rastin e një produkti 45 euro do të ishte 10 euro dhe vlera totale e produktit do të shkonte nga 45 në 55 euro, mund t’i kërkoni një të afërmi t’ju bëj një dhuratë me paratë tuaja :). 

Limiti I dhuratave përmes blerjeve online ishte 145 euro, ndërsa vendimi I fundit e qeverisë e çoi në 45 euro. 

Sipas të dhënave të shoqatës së bankave niveli I blerejve online është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke shkuar mbi 100 mijë transaksione online në muaj gjatë këtij viti. Duket se gushti do të jetë muaji I parë që kjo shifër do të pësoj rënie. 

Sikur të mos mjaftonte ky vendim, qytatërët që kanë vijuar të bëjnë blerje online janë përballur me rradhë në sportelet e tërheqjes së tyre. Procedura doganore, për të gjithë shqiptarët, kryhej vetëm në Tiranë. 

Vetëm javën e kaluar Posta Shqiptare mundësoi procedura të reja lehtësuese duke ofruar edhe shërbimin e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor, për blerjet online. 

Qytetarët kanë edhe mundësinë e ankimit të këtij vendimi të qeverisë. Ata mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. 

 

 

Vendimi:

 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.919, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË LIGJIT NR.102/2014, DATË 31.7.2014, “KODI DOGANOR i REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË””

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, 10, 40 deri 42, 47, 119, pika 7, 149, 150 deri 152, 153, pikat 1, 2 e 3, 154, 161 deri 168, 169, 174, 175, 176, 177, 184 e 188, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Në kreun 2, “Përjashtimi nga detyrimet e importit”, seksioni 5, “Dërgesat me vlerë të papërfillshme”, të vendimit nr.919, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, neni 116, “Mallra me vlerë të papërfillshme”, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“Neni 116

 

Mallra me vlerë të papërfillshme

 

Në përputhje me nenin 117, çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit.

 

Për qëllime të pikës 1, mallra me vlerë të papërfillshme janë:

 

a) mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro;

b) dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro.”.

 

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje